Kishin mbaruar qoftet çmendet klientja

Një kliente në një restorant në Torino të Kanadasë ka humbur tërësisht kontrollin pasi punëtorët i thanë se kishin mbaruar qoftet për të bërë një sanduiç.

Video e filmuar nga një klient tjetër tregon momentin kur gruaja e paidentifikuar bërtet me të madhe dhe fyen stafin.

Teksa i “sqaron” ajo i thotë punëtorëve se duhet të kenë gjithmonë qofte pasi është përbërësi kryesor për sanduiçin “Meatball Marinanra”

“Pse nuk e keni? Nëse është lart në menu, atëherë hiqeni. Vendosni një shenjë që “nuk ka më!”

Kur një punëtor tjetër i sugjeron një sanduiç ndryshe, ajo nevrikoset dhe më shumë.

Klipi i cili është bërë viral zgjat vetëm 3 minuta, megjithatë nuk dihet nëse situata u përshkallëzua më tej.

3412353426