Kishte hapur supermarket për shitjen e drogës, arrestohet 32 vjeçari shqiptar

Në shtëpi, ai kishte ngritur një supermarket të vërtetë të drogës, i gatshëm për të përmbushur nevojat e shumta dhe kërkesat e ndryshme.
Bëhet fjalë për një 32 vjeçar shqiptar me iniciale S.G, banues në Alba Adriatica (Teramo) të Italisë.
Në banesën e tij, policia ka gjetur 800 gram hashash e ndarë në 8 paketa, rreth 250 gram marihuanë, 10 gramë kokainë, të gjitha të fshehura në një zgavër të posaçme të krijuara në kopsht si dhe në katin e parë të banesës. Policia ka gjetur edhe peshore elektronike dhe mjete të tjera paketimi.
Nëse lëndët narkotike do t’i kishte nxjerrë në treg, shqiptari do të kishte fituar 12 mijë euro. Ndaj tij është caktuar masa e arrestit shtëpiak deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.