A kishte ushtarakë në mesin e dhunuesve në Kuvend?

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i ARM të inicojnë hetime ndaj të punësurëve të tyre që morën pjesë në ngjarjet e të “enjtes së përgjakur” në Kuvend, thuan ekspertët, transmeton Gazeta Express.     Ish gjenerali në Ushtrinëe Maqedonisë, Ilija Nikolovski shpjegoi se përgjegjësi të barabartë për të reaguar kanë edhe armata edhe ministria e mbrojtjes sepse në mesin e të pranishmive në incidentet në Kuvend përmenden edhe emra të togerëve, profesorëve në Akademinë Ushtarake, rreshterë dhe punonjësve të tjerë.                           Ai thotë se janë shkelur shumë dispzita diciplinore si dhe Ligji për zyrtarë administrativ, por edhe Ligjipër shërbim në ARM.