Kitaroviq ndërpret qëndrimin në Austri për shkak të zjarreve në Kroaci

 

Për shkak të situatës me zjarre në Dalmaci, presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq ka vendosur të shkurtojë qëndrimin në të ashtuquajturin takim trelateral tradicional të presidentëve të tri shteteve Kroaci, Itali dhe Slloveni, i cili këtë vit mbahet në qytetin austriak Salzburg.

Siç transmetojnë mediat kroate, Kitaroviq nga Austria direkt do të shkojë në Split për t’u njohur nga vendi i ngjarjes me gjendjen në qytetin më të madh kroat në bregdetin dalmatin dhe rrethinën e tij, por edhe në lokacionet tjera ku janë regjistruar vatra zjarri.