Kjo bukuroshe do të jetë pjesë e kabinetit të kryeministrit Haradinaj (Foto)

Pas konstituimit të Kuvendit gjatë ditës së enjte, tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet që të formohet edhe Qeveria e re.

Qeveria pritet të votohet të shtunën në Kuvend, ndërsa mandatari Ramush Haradinaj, ka prezantuar mbrëmë një pjesë të ekipit të tij.

Pjesë e këtij ekipi do të jetë edhe anëtarja bukuroshe e AAK’së, Meliza Haradinaj, e cila edhe pse me mbiemër të njëjtë nuk ka asnjë lidhje familjare me kryeministrin e ardhshëm, shkruan Magazina.al

Meliza e cila ka studiuar për diplomaci në Universitetin e Oxfordit, deri tani ka qenë e angazhuar në AAK, ndërsa ajo pritet të jetë pjesë e stafit të zyrës së kryeministrit Haradinaj, ajo Aktualisht udhëheq me Institutin Kosovar për Diplomaci.