Kjo eshte agjenda ditore e Bdi-se per sot

Bashkimi Demokratik për Integrim, vazhdon fushatën e ngjeshur zgjedhore me ç’rast ka planifikuar promovim të projekteve në rajonin e Pollogut si dhe takime me qytetarë në Strugë dhe rrethinë, ku janë paraparë bashkëbisedime me grupe të ndryshme interesi.

 Agjenda në vijim:

13:00 – Kamjan, Tetovë – Kandidatët për deputet të njesisë zgjedhore nr. 6 do të bëjnë promovimin e projektit për ndërtim të ujësjellësit në rajonin e Pollogut i cili kalon përmes katër komunave, Zhelinë, Bogovinë, Brvenicë dhe Vrapçishtë. Pos kandidatëve për deputetë, të pranishëm do të jenë edhe kryetarët e katër komunave të lartpërmendura të cilët do të japin hollësi mbi projektin. I pranishëmnë këtë ngjarje do jetë edhe ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor z. Bashkim Ameti.

Agjenda e kryetarit të BDI-së në vijim:

13:00 – Strugë – z. Ali Ahmeti do të vazhdojë aktivitetet e fushatës, ku do takojë qytetarë të Strugës. Si fillim të aktiviteteve të ditës z. Ahmeti ka zgjedhur të takojë studentë të kësaj ane.

14:30 – Dollogozhdë, Strugë – z. Ali Ahmeti do të merr pjesë në një Tubim para banorëve të Dollogozhdës.

16:00 – Veleshtë, Strugë – Zyrtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim në krye me z. Ali Ahmeti do të zhvillojnë takime me banorë dhe grupe interesi.

17:30 – Strugë – Në qytetin e Strugës do të organizohet tubim ku para qytetarëve do të drejtohet z. Ali Ahmeti.

19:00 – Ladorishtë, Strugë – Në këtë vendbanim do të zhvillohet takim ku z. Ali Ahmeti do të bashkëbisedojë me strukturën vendore.

20:00 – Llabunishtë, Strugë – z. Ali Ahmeti do ti përmbyllë aktivitetet e ditës në Tubimin qëndror ku do ti drejtohet banorëve të kësaj ane.