Kjo eshte agjenda e partive politike per diten e sotme

Partitë politike sot vazhdojnë me aktivitete për fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen të dielën.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti vazhdon me aktivitetet në Saraj të Shkupit ku pritet të takohet me grupe të ndryshme interesi, ndërsa BDI-ja do të mbajë edhe tubimin qendror në Saraj.
Tubim ka paralajmëruar “Aleanca për shqiptarët” para banorëve të Kumanovës,ndërsa “Rilindja me BESË” tubim do të mbajë në Shtëpinë e Kulturës në Kërçovë.

Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE do të mbajë tubime në komunat e Shkupit, Kisella Vodë në Qendër, ndërsa koalicioni “Për jetë më të mirë” i kryesuar nga LSDM-ja në Dibër, Strugë dhe Ohër.

Bartësi i Listës së kandidatëve të Koalicionit për ndryshime dhe drejtësi në Njësinë e pestë zgjedhore Aleksandar Dellov do të mbajë konferencë për shtyp në Kërçovë, ndërsa Bartësi i listës së kandidatëve të Majtistëve në Njësinë e katërt zgjedhore Mitko Nikollov do të realizojë takim me qytetarët e Prilepit.

Për sot është paralajmëruar edhe nënshkrim i dokumentit për mbrojtje dhe avancim të mjedisit jetësor nga ana e partive politike nga Njësia e gjashtë zgjedhore, në organizim të lëvizjes “Eko Gerila” në Tetovë.