Kjo eshte agjenda e partive politike per sot

 

BDI do të prezentojë në platformën dhe kandidatët e tyre në Bogovinë dhe Negotinë të Gostivarit. Më vonë ata do të jenë edhe në Zonën Ekonomike në Tetovë për të prezentuar projektin për gasifikimin e Pollogut.

PDSH do të ketë tubime nëpër lagjet e Tetovës.

”Aleanca për shqiptarët” takime do të mbajë në Novosellë, Bogovinë, Negotinë, Debresh, Çegran

Koalicioni ”Rilindje me Besë” do të mbajë takime me banorët e fshatrave në Komunën Bërvenicë dhe Bogovinë.

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë do të jetë para qytetarëve të Pehçevës dhe Berovës.

OBRM-PDUKM dhe partitë tjera të koalicionit ”Për Maqedoni më të mirë” do të premtojnë në Vinicë dhe Koçani.

Fushatat ka më pak se 10 ditë.