Kjo eshte aktorja më e këkuar në Google për vitin 2016

Nëse do mendoje kush ka qenë aktorja më e kërkuar në Google në 2016, mund të zgjidhje një nga kandidatët me arritjet më të dukshme: Alicia Vikander ose Brie Larsson për triumfet e Oscar-ve, por përgjigjja është më shumë për ato që kanë bërë tituj sesa filma.

Aktorja më e kërkuar e vitit, pavarësisht hapësirës së vogël në ekran, është Meghan Markle. Brunia e bukur, me rolin më të famshëm në televizionin amerikan në telefilmin Suits, u katapultua në famë muajin e fundit pasi u përmend si e dashura e re e princ Harry-t, duke shtyrë atë t’i mbronte privatësinë dhe shumë të interesuar të pyesnin Google, “Kush është Meghan Markle?”. Ajo kaloi Marion Cotillard, fituesen e Oscar-it, Brie Larsson dhe aktoren e Star Wars Daisy Ridley në fund të vitit.

Stilistja më e kërkuar është histori e ngjashme. Edhe pse Michele e të tjerë bënë një shpërthim në këtë fushë, asgjë nuk mund të japë njëlloj famë sesa të përmendesh nga Beyoncé. Stilistja nga New York, Rachel Roy është më e kërkuara, pasi u dyshua nëse ishte apo nuk ishte ajo “Becky with the good hair” në këngën e Beyoncé-s Sorry, nga albumi Lemonade, me të cilën bashkëshorti e kishte tradhtuar Beyonce. Roy ndiqet nga kërkime të tjera që kanë krijuar lajme, motrat Olsen Kendall dhe Kylie Jenner, Ivanka Trump vajza e presidentit të zgjedhur, Kanye West dhe Sonia Rykiel e ndarë nga jeta.