Kjo është data deri kur duhet të shpallen zgjedhjet lokale

Zgjedhjet lokale kanë ngushtuar hapësirën për manovrim të partive politike lidhur me formimin e Qeverisë së ardhshme. Me kodin zgjedhorë në fuqi, zgjedhjet duhet të mbahen në gjysmën e parë të muajit maj, ndërsa ato duhet të thirren në fillim të muajit mars, sqaron për televizionin Shenja, anëtari i KSHZ-së, Subhi Jakupi. Zgjedhjet lokale duhet të shpallen nga kryetari i Kuvendit i cili ende nuk është zgjedhur. Andaj në pesë ditët e para të marsit duhet të krijohet edhe shumica e re parlamentare e cila do të zgjedh edhe kryeparlamentin.
“Në mënyrë decide në nenin 12 të kodit zgjedhorë është përcaktuar se kryetari I parlamentit shpallë vendim për zgjedhjen e zgjedhjeve lokale, për kryetarë dhe këshilltarë komunal, në afat më së voni 70 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Kështu që nga çështjet në të cilën ne gjendemi I bie që dikund I bie që në fillim të marsit të bëhet edhe shpallja e zgjedhjeve të caktuara me datë të saktë ku do të mbahen në pjesën e parë të muajit maj”, ka thënë Subhi Jakupi, anëtarë i KSHZ-së.
Siç sqaron Jakupi, kodi zgjedhor obligon që zgjedhjet të mbahen më 7 ose 14 maj. Për mbajtjen e zgjedhjeve më 7 maj, gjatë dy ditëve të ardhshme duhet të formohet shumica e re parlamentare dhe të zgjidhet kryeparlamentari i cili më së voni të dielën do t’ë sjellë vendim për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, njofton Shenja.Duke patur parasysh kohën tejet të shkurtë të ngelur në dispozicion, si datë më optimale për mbajtjen e zgjedhjeve lokale mbetet 14 maji, për çka deri më 5 mars partitë kanë kohë të mjaftueshme të formojnë shumicën e re parlamentare, të zgjedhin kreun e ri të Kuvendit i cili më pas do të thërret edhe zgjedhjet lokale të 14 majit. Por nëse edhe ky afat shkelet dhe deri të dielën e ardhshme nuk sillet një vendim, atëherë e gjithë situate komplikohet. Për shtyerjen e zgjedhjeve lokale Kuvendi duhet të hapë kodin zgjedhorë dhe të intervenojë me ndryshime të reja për shtyrjen e zgjedhjeve për një afat shtesë.