Kjo është deklarata e Ronaldos pas vendimit të CAS-it

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se vendimi i gjykatës administratës të sportit CAS për të mos luajtur pesë ndeshje për shkak të shtyrjes së gjyqtarit është i pakuptimtë.

CAS sot ka lënë në fuqi vendimin e Federatës Spanjolle të Futbollit për pezullimin me pesë ndeshje të Ronaldos pas veprimit të pahijshëm ndaj gjyqtarit në takimin kundër Barcelonës për Super-kupën e Spanjës.

Real Madrid apeloi ndaj vendimit të federatës, por vendimi mbeti i njëjtë.

“Nga padrejtësia në padrejtësi, ata nuk do të më gjunjëzojnë”, ka thënë ylli portugez.

Ronaldo nuk do të kthehet në fushë deri më 20 shtator kundër Real Betis, por mund të luajë në Ligën e Kampionëve.