Kjo është dëshmia e plotë e personit që vrau Arkanin, ai jep detaje shokuese

Ishim në Urën e Panqevës, rrugës për Vojvodinë, kur më thirri i ndjeri Zoran Uskokovic Skole. Më tha që urgjent të vijë në restorantit “Dvor” në Rakovicë. E dija se është diçka me rëndësi.
Dragan Nikolic Gagi (51), njëri nga tre të dënuarve i cili po e vuan dënimin në Serbi për vrasjen e Zeljko Raznjatovic Arkan’it, Milenko Mandic’it dhe Dragan Garic’it, më 15 janar 2000 në hotelin “Interkontinental”, në rrëfimin ekskluziv për gazetën serbe Kurir zbulon deri tani detajet e panjohura të krimit.

Edhe pse para gjykatës ka pretenduar se për ngjarjet në hotelin beogradas nuk di asgjë, pas më shumë se 17 viteve vendosi të flas dhe të tregojë gjithçka për ngjarjet të cilat kanë parapri likuidimit, detajet e vrasjes, por edhe arratisjen nga Serbia, fshehjen dhe arrestimin në Vjenë. Për herë të parë flet për atë që disa aktor nuk kanë treguar të vërtetën, por edhe ka paraqitur prova materiale të cilat do t’i shkonin në favor por nuk i ka paraqitur në gjykatë, trasnmeton gazetametro.net

“Nuk kam treguar të vërtetën në gjykatë. Do t’ju tregoj se si ishte, e më pas le të gjykohet dhe vlerësohet. Vendosa të flasë për atë se si u gjenda në atë situatë, cili ishte motivi im personal i cili më shtini të lëshohem në ashtu diçka”, sqaroi përse pas më tepër se 17 vite vendosi të tregojë gjithë çfarë di për vrasjen e trefishtë në hotelin beogradas.

Në Interkontinental, thotë nuk ishte, por ishte i njoftuar me çdo detaj, edhe me më të voglin mbi atë se çfarë ndodhi ditën e vrasjes.

“E vërteta është ndryshe nga ajo çfarë shkruan në aktakuzë dhe aktgjykim sipas të cilit unë vuaj deri tani 14 vite e gati pesë muaj në burg. Spekulimet mbi ngjarjen në “Interkontinental” po zgjasin gati dy dekada.

Kumbara e tij Dobrosav Gavric, i cili ka gjuajtur në Arkan’in dhe miqtë e tij, dhe për ishte dënuar 35 vite burg, u arrestua në Afrikën e Jugut, derisa Milan Miki Djuricic, i dënuari i tretë me 30 vite, tashmë 11 vite është në arrati.

“Nuk di saktësisht cila ditë ishte në vjeshtë të vitit 1999. Isha në “Toyota” ngjyrë hiri të cilin e voziste kumbara im, përndryshe polic i brigadës, Dobrosav Gavric. Ishim në Urën e Panqevës, kur më thirri tani i ndjeri Zoran Uskokovic Skole, me të cilin isha mik shumëvjeçar”, përkujtohet Nikolic.

Siç thotë, sipas thirrjes ka kuptuar se po ndodh diçka me rëndësi, pasi u detyruan që të shkojnë menjëherë në vendtakim.

“Më tha që është urgjent dhe duhet të shkoj në restorant “Dvori” në Rakovicë. E kthyem veturën dhe shkuam në restorant. Gavric mbeti me policin Dejan Pitulic në përdhese, i cili punonte si sigurim i Skole’s. Hipa në katin e parë, në një zyre k ishin ulur Skole, tani i ndjeri Branko Jevtovic Jorga dhe një njeri, emrin e të cilit nuk dua ta përmend, është njeri i njohur e i cili u prezantua me emrin e babait, Radisova”, përkujtohet Nikolic se si filloi e tëra.

Ai nuk fshehë se në atë kohë kishin punë të përbashkëta me Zeljko Raznjatovic Arkan’in, por edhe marrëdhënie miqësore dhe shoqërim të përbashkët nëpër festa. Ai i konfirmon spekulimet se ai, Uskokovic, Jorga dhe i ashtuquajturi Radisova kishin pjesëmarrje në transferimin e futbollistit Nikola Lazetic në botën e jashtme dhe se tashmë ishin komplikuar marrëdhëniet me Arkan’in për këtë punë.

 

“Është dashur që të kemi gjysmën e transferimit. Gjithashtu, unë dhe Skole ishim ortakë në gjysmën e transferimit të reprezentuesit të rinjve Aleksic në botën e jashtme.

Paratë, siç thotë, nuk kishin marrë. E dinin se Raznjatovic, me të cilin në atë kohë Skole ishte më i afërt, “ka karakter të keq dhe se herë do kurdo do të vijë deri te problemi.
“Para kësaj, me Arkan’in ishim në marrëdhënie korrekte, madje Skole ishte i magjepsur me te sa që ia nisi edhe ta imitojë. Në verë 1997 i pata thënë: “Duke e njohur Arkan’in, e di që afërsia me të kushton shtrenjtë”, sidomos sepse i kishte lejuar Skole’s që të thirret në emër të tij. I thashë se herë do kurdo do të vijë deri te konflikti. Skole ishte i habitur, por qysh atëherë i kisha thënë se, kur të vijë puna deri aty, unë do të jem në anën e tij. Kështu edhe ishte.

Transferimi i Nikola Lazetic’it nga Obiliqi u krye në vitin 1998, kur futbollisti kaloi në Fenerbahqe të Turqisë. Pretendohet se për këtë transferim klubit nga Beogradi janë paguar gjashtë milionë marka.

Përveç se Arkan’i nuk respektoi marrëveshjen mbi punët në të cilat kishin punuar bashkë, para se gjithash në transferimin e Nikola Lazetic’it dhe Aleksic’it nga Obiliqi në botën e jashtme, ai përherë të parë zbulon se ka pasur edhe motiv personal, vrasjen e kumbarës së tij Petar Vujicic, ish drejtorin e KF Zheleznik, i cili u likuidua në mënyrë spektakolare nga pusia, më 4 maj 1998, para kafeterisë “22” në Beogradin e Ri bashkë me Jusuf Bulic’in.

“Pera Vujicic, drejtor sportiv i Zheleznikut, e ka kryquar vajzën time në manastirin Kruseshedoll dhe ka thyer pogaçen në festën time të Shën Nikollës. E dija se e ka vrarë Arkan’i”, vazhdon rrëfimin e vet Nikolic.

“Ditën kur kumbara dhe Jusa u vranë, te unë në banesë ishte Pera. Drekuam dhe biseduam, më kujtohet, më solli si dhuratë në duks “Versace”. E pyeta si është Jusa, tha nuk është mirë, pinë bensedinë dhe se “po ndodhin gjërat me stres”. Kur u nisë, më tha se po shkon të takohet me te në kateterin “22”, tregon Nikolic.

“Pas rreth gjysmë ore, më thirri një mik i përbashkët dhe më tregoi se e kanë vrarë Perën … Isha i shokuar. E pyeta si, e ai më tha se ishte me Jusën para “22”.
“Së shpejti më thirri edhe Skole, më shprehu ngushëllime. Ishte i trishtuar, por më tha: “Arkan’i po feston!”, thotë Gagi dhe pretendon se prej atëherë i kishte ndërprerë kontaktet me Arkan’in.

“Pas kësaj, një kohë nuk dëshiroja të takohesha me Arkan’in, derisa një ditë Skole më thotë se Zeljko pyeti se ç po ndodh me mua, dhe më tha që është më mirë që të shkojmë te ai, që mos të dyshojë!