Kjo eshte gjendja momentale e rrugeve

Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Dukuri të mjegullës me dukshmëri prej 50 deri 100 metra ka në drejtimin rrugor Veles – Katllanovë dhe Tetovë. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë. Drejtimi rrugor Shkup – Makedonski Brod përmes NP JASEN është i kalueshëm.

Nga 15 nëntori në fuqi është obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjet, pa e marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2017. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Aksi rrugor R2137 Negotinë – Vojshnac për shkak të sanimit të urës së lumit Vardar është mbyllur për komunikacion. Komunikacioni do të zhvillohet përmes aksit rrugor P2137 Vojshnac – Bistrenc – Koreshnicë – Demir Kapi dhe anasjelltas.

SHN Granit Shkup për shkak të aktiviteteve ndërtimore në autostradën A1, korridori 10 nga 114+673 deri në 126+272 nga 22.11.2016 (e martë) vendosi regjim kohor të qarkullimit në autostradën A1, korridori 10 nga udhëkryqi Negotinë deri në udhëkryqin Demir Kapia. Qarkullimi do të zhvillohet në drejtim nga Shkupi drejt Gjevgjelisë dhe Athinës përmes rrugës rajonale P1102.

Nga 03.12.2016 është vendosur ndryshim kohor i regjimit të komunikacionit në pjesën e autostradës Kumanovë-Shkup nga 29+600 deri në 30+772 kilometra, lagjja Milladinovc. Është mbyllur për komunikacion korsia për ndalesë ku zhvillohen punët ndërtimore, ndërsa komunikacioni zhvillohet nëpërmjet korsisë së shpejtë dhe të mesme. Nga 15.01.2016, në aksin rrugor Kadrifakovë – Shtip nga kilometri. 217+818 deri te kilometri 219+918, nga ora 08:00 – 16:00 PRO GEO SHPK Kumanovë bëhen matje gjeodete konform lejeve të marra,. Njëherit, kryhet incizim gjeodet i asfaltimit të një pjese të trupit në rrugës në shtegun nga Unaza Shtup deri në f. Tre Çezmat. Qarkullimi në momentin e matjes zhvillohet konform Projektit të qarkullimit për zhvillim të përkohshëm të qarkullimit dhe me sinjalizim përkatës të komunikacionit.

Shoqata ndërtimore “Granit’ SH.A Shkup (Shën Nikollë ­ Shtip) kryen punë ndërtimore në rrugën magjistrale A4, pjesa Sveti Nikollë – ­Shtip nga 26+386,00 deri në 47+107,00 km. Planifikohet mbyllje e plotë deri në përfundimin e plotë të aktiviteteve (periudhë prej 2 viteve) në pjesën në shtrirjen km 28+520 (Shën Nikollë) deri në km 38+500 (seksioni Kadrifakovë) me riorientim të komunikacionit përmes rrugës rajonale P 1204. Të gjitha aktivitetet janë në pajtim me Lejen për regjim të përkohshëm në qarkullim nr. 1005 од 28.maj.2014 të lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të Republikës së Maqedonisë.

Për shkak të kryerjes së aktiviteteve ndërtimore në rrugën shtetërore A3 pjesa Veles­-Kadrifakovë komunikacioni zhvillohet nën regjim të përkohshëm të komunikacionit edhe atë:

– nga fundi i korsisë së tretë (deponia Veles) deri te f. Lozovë dhe

– nga f.Lozovë përmes f. Saramzalinë deri te seksioni Kadrifakovë.

Paralajmërohen drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm me shpejtësi të zvogëluar të automjeteve në vendet në të cilat kryhen punime në rrugë dhe t’u përmbahen udhëzimeve nga sinjalizimi i sapovendosur rrugor. Rruga rajonale P-2332 aksi rrugor Resnjë – Ohër (përmes parkut nacional Galiçicë) prej më 15.11.2016 deri më 01.04.2017 është mbyllur për komunikacion. Në pjesën e Ohrit automjetet me peshë të përgjithshme deri më 3,5 tonë mund të shkojnë deri në vendin “Korrita”. Më 27.11.2016 në orën 11:30 tërësisht është mbyllur për qarkullim aksi rajonal P1309 f.Gërdovci – f. Zërnovci, për shkak të prishjes së urës së lumit Bregallnicë dhe ndërtim të urës së re.