Kjo është lista e pasurisë së VMRO-DPMNE-së

 

Ndërtesa banimi, shtëpi, objekte komerciale, tokë ndërtimore dhe bujqësore, në 10 qytete të vendit, kjo është lista e pasurisë së VMRO-DMPNE-së, së Nikolla Gruevskit.

Në të dhënat e Kadastrës thuhet se partia e hetuar nga Prokuroria Speciale, se në mënyrë joligjore ka përfituar pasuri, disponon me shumë objekte të ndryshme në qytetin e Shkupit, Manastirit, Vinicës, Kratovës, Probishtipit, Radovishit, Strumicës, Negotinës, Velesit e të tjerë.

Një pjesë e listës së pasurisë është regjistruar si pronë e përbashkët kurse pjesa tjetër si pronë e partisë.

Ja se çfarë posedon VMRO DPMNE:

Në Kratovë kjo parti zotëron pesë njësi të vogla komerciale, në Probishtip ka në pronësi një objekt të desninuar për kulturë me 102 m2, në Berovë në emër të VMRO-DPMNE-së janë tre objekte banimi, 164 m2 tokë ndërtimore dhe dy parcela tokë.

PSP-ja ka hapur një hetim për më shumë se 30 prona të pa tunshme të VMRO-DPMNE-së, por Këshilli Penal e refuzoi kërkesën për ngrirje të pasurisë së kësaj partie.

“Tashmë dihen lidhjet dhe marrëdhëniet që ka kjo parti me një pjesë të gjykatësve, kjo do të thotë se edhe më tej do të ketë obstrukcione të këtilla. Nga vendi më i varfër kemi pasurinë më të madh, nuk e di se çka mendojnë këta gjykatës, por do të vijë koha dhe ata do të përgjigjen për veprimet e tyre. “- thotë profesori universitar, Gordan Kallajxhiev.

Për kërkesat e PSP-së, ka vendosur kryetarja e Këshillit të gjykatësve, Verka Petkovska, e cila në opinion njihet për procesin gjyqësor të “Lagjes së Trimave”. Pastaj pjesë e këtij këshillë është edhe gjykatësja Tatjana Mihajlova, e cila udhëheq me rastin “Shuplakat”, ku i akuzuar eshtë edhe Nikolla Gruevsik dhe e cila nuk i ka pranuar “bombat” si dëshmi, Goran Goshevski të cilit tani i është caktuar rasti i “Sopotit”, transmeton Express.

Në rasti “Talir”, të cilin e hapi PSP-ja, i dyshuari kryesor është lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe dhjetë funksionarë të lartë të kësaj partie të cilët dyshohen se jo ligjërisht kanë financuar partinë, pastaj për larje parash dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, nga ku në llogarinë e partisë, në mënyrë të paligjshme kanë deponuar pesë milion euro.

Sipas vendimit të Gjykatës Penale, PSP-ja nuk ka të drejtë për ankesë, por sipas ekspertëve, nëse gjinden prova të reja që mund të dëshmojnë një gjë të tillë, atëherë mundet që përsëri të kërkohet ngrirje të pasurisë së kontestuar. /albeu.com/