Kjo është ndarja e fundit e Leonora Jakupit (FOTO)

Dukej sikur këngëtarja bukuroshe Leonora Jakupi dhe dizajneri i modës Valdrin Sahiti janë bërë nga dy në një. Por ka zhvillime të reja në marrëdhënien e tyre

Merret vesh se Jakupi dhe Sahiti tashmë i kanë ndarë rrugët. Pas një periudhe të gjatë bashkëpunimi dhe pas një miqësie disa vjeçare, dyshja në fjalë kanë ndërprerë marrëdhëniet e çfarëdolloj forme.

 

Në paraqitjet e fundit këngëtarja Leonora Jakupi është parë e veshur me fustanet e dizajneres kosovare Drenusha Xharra, që gjithashtu është mjaftë kreative dhe ka shije tejet të sofistikuar. Leonora sërish po shkëlqen dhe po duket e bukur dhe e pa përsëritshme.

Nuk dihen arsyet, që kanë quar në shkatërrimin e bashkëpunimit mes Leonores dhe Valdrinit, bashkëpunim ky që ishte shumë pozitiv për dizjanerin dhe për këngëtaren njëkohësisht.