Kjo është skuadra e re e Arlind Ajetit

Arlind Ajeti duket se do të largohet nga Torino pasi ka mbushur gjashtë muaj.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, nuk ka arritur të gjejë hapësira nën urdhrat e serbit Sinisa Mihajlovic.

Por është Palermo ajo që e vlerëson lartë lojtarin dhe është gati ta transferojë atë në janar.

Sipas asaj që ka raportuar e përditshmja italiane ‘Tuttosport’, Ajeti ka pranuar huazimin te Palermo deri në qershor.

Zyrtarizimi i këtij huazimi pritet të bëhet gjatë 72 orëve të ardhshme me dy skuadrat që janë në bisedimet finale.

Kujtojmë që Ajeti nuk ka arritur të luaj asnjë minutë në Serie A me Torinon, derisa ka luajtur vetëm një ndeshje në Kupën e Italisë.

Për mbrojtësin shqiptar, interesim kishin shfaqur edhe tri skuadrat tjera italiane, Empoli, Pescara dhe Crotone.