Kjo eshte suita me e shtrejte ne bote, ja sa kushton nje nate?


FOTO/ Njihuni me suitën më luksoze në botë, ku një natë kushton 20 mijë euro

ITALI  –  Në hotelin Gallia në Milano, ekziston një hapësirë e veçantë prej 10.764 metra katrorë, e cila ka katër dhoma gjumi, sallë konferencash dhe ashensor privat.

Kjo suite është votuar për të dytën herë si suita më e mirë në botë nga “World Travel Awards”, ndërsa të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë një natë brenda saj duhet të paguajnë plot 20 mijë euro shkruan The Sun.

Kjo hapësirë e veçantë e hotelit është e përkryer për diplomatë të nivelit të lartë, që ofron “privatësi dhe siguri maksimale” për të ftuarit. Suita ka hyrje të veçantë, ashensorë dhe dritare anti-plumb. Aty ka edhe një sallë për konferencat.

Secila nga dhomat e gjymit është e dekoruar ndryshe dhe ka ngjyra unike që i bëjnë këto dhoma të përkryera për secilin klient, që vendos ta kalojë natën brenda saj. Përvec luksit, sigurisë maksimale dhe pamjes së mrekullueshme, në dispozicion 24 orë janë edhe kamerierët për të plotësuar nevojat e të ftuarve.
/BW