Kjo është super vila e re e “Shamikuqes” (Foto)

“Sulltanesha” e kinematografisë turke, Turkan Soray, është transferuar në shtëpinë e re tre katëshe, e cila i ka kushtuar 12 milionë Lira Turke (rreth 3 milionë Euro).
Soray, e cila për publikun shqiptar mbahet mend për rolin në filmin “Shamikuqja”, është një ndër aktoret më të dashura dhe vlerësuara me çmime në Turqi.

Media turke raporton se Soray e ka blerë vilën 2 milionë Euro teksa për restaurimin që zgjati 2,5 muaj ka harxhuar një milionë euro.

“Shamikuqja” ka bërë një dhomë të veçantë për çmimet e fituara gjatë karrierës. Ndërsa, duke qenë se ecën me vështirësi ajo ka modifikuar edhe një ashensor për shtëpinë e saj.