Kjo është vetura me të cilën Albin Kurti po bën fushatë (Foto)

 

I nominuari për kryeministër nga radhët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka vendosur që fushatën për zgjedhjet parlamentare ta bëj me një kosto të ulët sa i përket shpenzimeve të naftës.

Në dallim nga disa politikan të cilët me xhipa luksoz enden nëpër komuna të Republikës, vetura që Kurti po e kryen fushatën është prej më të thjeshtave.

Indeksonline ka bërë disa foto ku ish-lideri i LVV-së shihet brenda automjetit të tipit “Passat”. Në treg, kjo veturë kushton rreth 2000 mijë euro.