Kjo është vjehrra e Norës dhe Tunës (FOTO)

Sado të famshme e të pëlqyera të jenë të dyja, është një grua në jetën e tyre të cilës me siguri e kanë të vështirë t’i thonë jo.

Ajo është pikërisht vjehrra. Siç edhe e dini, Nora dhe Tuna, këngëtaret bukuroshe e shumë të kërkuara shqiptare, veç miqësisë ndajnë edhe të njëjtën vjehrrë. Ato kanë si bashkëshortë e baballarë të fëmijëve dy djemtë e zonjës që shihni në foto, Robertin dhe Patris Berishën.

Duke qenë se i qëndrojnë larg intervistave, pak dimë për marrëdhënien e tyre me vjehrrën. Aq më pak nga Tuna, që është ende nusja e re e shtëpisë.