Kjo grua detyron burrin ta pickojë me bletë 30 herë në javë (Foto)

 

Të gjithë e dimë se pickimi nga bletët është i dhimbshëm dhe më mirë të evitohet, por ky rregull nuk ka vlerë për 36- vjeçaren Ingrid Watt, e cila e ka një ritual të çuditshëm javor duke detyruar burrin e saj ta pickojë 30 herë me bletë, me shpresën se do të mund të ndalojë një sëmundje të gjëndrave limfatike që i rrezikon jetën.

Në një trajtim që shumëkush do ta konsideronin të frikshëm burri i saj çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte mban 10 bletë me pincetë derisa ta pickojnë dhe të lëshojnë helmin djegës në lëkurën e kurrizit të saj, duke mbajtur thumbin brenda për 20 minuta.

Edhe pse është shumë e çuditshme Ingrid beson se helmi po mban sëmundjen nën kontroll, diçka që medikamentet mjekësore kanë dështuar për shumë vite. Ajo insiston se dhimbja ia vlen sepse ndihet më mire tani, diçka që se ka bërë ndër vite.

“Nuk e mendoja në fillim se do të mund të arrija deri në 10 pickime sepse është shumë e dhimbshme, por duke parë përmirësimet ia vlejti. Helmi nga pickimi i bletës nuk është për të gjithë por për mua është i mahnitshëm, shpresoj se për dy vjet do të bëhem më mirë”, thotë ajo.


Ingrid nga Iverness në Skovi, mendon se është infektuar me linë e deleve kur ishte adoleshente dhe luante qengjat në një fermë në Orkneys.

Lija e deleve është një infeksion bakterial që përhapet nga parazitët, e cila po të vërehet shpejt mund të trajtohet me antibiotikë, por ama nëse nuk zbulohet që në fazat e para mund të godasë sistemin imunitar, shkaktojë sëmundje të zemrës, dhe humbje të memories.