Kjo grua ua dhuron një iPhone 7 dhe ua paguan pushimet në bregdet, por ja çfarë kërkon në këmbim!

Zhvillimi ekonomik i cili me sa duket është i theksuar në Kinë gjatë dekadave të fundit, ka përmirësuar cilësinë e jetës, megjithatë, banorët e këtij vendi, përveç parave, vuajnë nga depresioni dhe vetmia.

Dëshmia më e mirë e kësaj është oferta e një kinezeje 63-vjeçe, e cila kërkon një vajzë të re të cilës do t’ia paguante pushimet dhe gjitha shpenzimet tjera, kurse ajo si këmbim duhet të prezantohet si vajza e saj, transmeton Telegrafi.

Jetoj në Zhengzhou. Dëshiroj t’i paguaj pushimin një vajze të mirë, ndërsa ajo si këmbim për këtë favor duhet të më bëjë shoqëri dhe të shkrep fotografi. Dëshiroj ta shoh detin në dimër, dhe për këtë i kam paguar pushimet në Sanya, por po frikësohem të udhëtoj vetëm, i frikësohem vetmisë”, thotë Li Janglin.

Ajo do të mbulojë të gjithë shpenzimet e pushimeve, kurse si bonus shtesë planifikon që vajzës fatlume t’i blejë një iPhone 7. Por në momentin që publikoi këtë shpallje, i janë lajmëruar një numër i madh i vajzave të interesuara që dëshirojnë të shkojnë në pushime me të, dhe atë duke mos kërkuar kurrfarë kompensimi shtesë. Madje disa kanë qenë të kënaqura vetëm me pushimet.

“Nuk më duhet telefoni, nëse është nevoja do t’i mbulojë vetë shpenzimet e mia, por nuk dua që të ndiheni e vetmuar”, ka shkruar një kineze që i është përgjigjur shpalljes.

Raportohet se Li ka familjen e vet, nuk është vetëm, por askush prej familjes së saj nuk mundet të shkojë në pushime me të. Madje, vajza e saj e cila ka emigruar në Kanada nuk dëshiron ta bezdis nënën e vet. Ndërsa bashkëshorti i saj nuk e pëlqen detin, dhe shumicën e kohës e kalon me miq nëpër male.

“Ai është një njeri që e ka shoqërinë e vet dhe nuk dua ta ngarkoj me dëshirat e mia. Gjithashtu, nuk dua që as bijën time ta shqetësojë, pasi do të ishte e lodhshme të udhëtojë nga Kanadaja”, shtoi Li.

Natyrisht, udhëtimi në grup gjithmonë ka qenë opsioni më i mirë për ata që udhëtojnë vetëm, por Li nuk e dëshiron këtë. Ajo kërkon që një vajzë ti bëjë shoqëri.

“Problemi im më i madhi është se i frikësohem vetmisë”, thotë Li.

Por kjo nuk është hera e parë që një shpallje e ngjashme publikohet në mediat kineze. Vitin e kaluar një kinez i moshuar i quajtur Huan Ki, kishte premtuar pensionin e tij mujor një familjes që është e gatshme ta “adoptojë”. Edhe pse ai kishte familje, anëtarët e familjes ishin shumë të zënë të kalojnë kohën me të.