Kjo ishte porosia e Tarçullovskit, pak para sulmit ndaj Todorovit! A ka lidhje me të?

 

Disa orë para se të ndodhë sulmi me armë zjarri ndaj ministrit të deritanishëm të shëndetësisë, Nikolal Todorov, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Johan Tarçullovski, i cili është i dënuar për krime lufte ndaj shqiptarëve në vitin 2001, postoi një mesazh të ashpër dhe vullgar në facebook. Edhe pse ende nuk ka asnjë informacion zyrtar për sulmin dhe motivet e tij, shumë komentues kanë filluar të pyesin nëse ky mesazh i Tarçullovskit ishte paralajëmrim, ose jo, për sulmin ndaj Todorovit, transmeton Gazeta Lajm.

Tarçullovski shkroi se pas ndryshimit të pushtetit do të bëhet e qartë se kush është vmroist besnik dhe lojal, e kush ka qëndruar në parti vetëm për privilegje dhe pozicione.

“Nga gjithë kjo punë doli diçka e mirë. Të gjithë ata ‘profesionistë’ të rëndë-lëpirës dhe gojëmarrës, që ishin sikur metastazë kanceri në stad të avancuar, të strehuar në pozita të mëdha dhe ët rëndësishme në VMRO, një periudhë të caktuar tregojnë në LSD se me forcë janë mbajtur në pozita të bukura. Është mirë që kanceri u transferua te ata. E tani, pikërisht tani, kur fillojmë të veprojmë si opozitë, do të vijnë në shprehje vmroistat e vërtetë dhe gjithmonë besnikë, sepse për shkak të kancerit nuk i vërente askush…”, shkroi Tarçullovski.

Ai është një nga shtatë deputetët e VMRO-DPMNE-së që është incizuar nga kamerat e Parlamentit duke u treguar huliganëve më 27 prill se ku mund t’i gjejnë deputetët e shumicës së re.