Kjo ndodh rrallë në futbollin anglez, Chelsea mund të dënohet ashpër nga FA (Foto/Video)

Kjo ndodh rrallë në futbollin anglez, Chelsea mund të dënohet ashpër nga FA (Foto/Video)

Skuadra e Chelseat mund të përballet me një akuzë të rëndë nga Federata Angleze, transmeton IndeksOnline

Momentin kur Georginio Wijnaldum shënoi golin e barazimit, tifozët e Blutë të Londrës tentuan ta godisnin atë me një shishe të birrës, gjë e cila ndodh rrallë herë në Angli.

Për këtë gjë ka folur edhe Conte i cili mendon se më shumë i intereson skuadra e tij.

“Gjëja më e rëndësishme është për të parë vetën, e jo të tjerët. Ne do të qëndrojmë lartë dhe kjo është arritja kryesore. Por është e rëndësishme që të përqendrohemi në vetën tonë”, ka thënë Conte pas ndeshjes.

Pas barazimit kundër Liverpoolit, Chelsea kryeson tabelën me nëntë pikë më shumë se pozita e dytë dhe e tretë, ndërsa ndeshja e radhës do të jetë ndaj rivalit lokal, Arsenal./IndeksOnline/