Kjo partië do t’i bashkohet koalicionit parazgjedhor AAK e Nisma (Foto)

Koalicionit parazgjedhor AAK-NISMA, pritet t’i bashkohet  edhe partia  Balli Kombëtar Demokrat, e cila drejtohet nga Gazmend Islami.  Burime të Sovrani.info, bëjnë të ditur se neser BKD do të nënshkruajë koalicion parazgjedhor  me AAK-në

Ky i fundit ishte sot i pranishëm në tubimin e AAK-së në Podujevë.

Gjatë përshëndetjes mes Haradinajt dhe Islamit, dëgjohet kreu i AAK-së duke i thënë “Partitë në Kosovë kanë kohë deri të premten qe të lidhin marrëveshje parazgjedhore”. Të gjitha partitë po negociojnë më Akr, PD dhe LB për t’i bindur qe të garojnë bashkë në zgjedhjet e 11 qershorit.