Kletnikov: Platforma shqiptare godet në kombësinë dhe shtetin maqedonas

Njëri nga protagonistët e “Manifesti i Maqedonisë”, Eftim Kletnikov ka deklaruar për Tv NOVA se platforma e shqiptarëve është anti-shtetërore.

Ai thotë se platforma godet në kombësin dhe shtetin maqedonas.

“Platforma e përbashkët godet në sovranitetin e shtetit dhe kombit maqedonas. Shqiptarët duhet ta dijnë se Maqedonia është shtet i maqedonasve dhe pakicave tjera. Duhet të mësohet me faktin se janë pakicë. Ata janë 20%, por edhe këto numra nuk janë të sigurt, për shkak se disa vite me radhë po e shmangin regjistrimin”, deklaroi Kletnikov.

Sipas tij, platforma e përbashkët është krijuar nga një vend i huaj, ndërsa për Edi Ramën deklaroi se ka dëshirë të sillet si Millosheviqi i ri i Ballkanit.