Klitschko pensionohet nga boksi

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda i ka dhënë fund karrierës së tij si boksier.

Wladimir Klitschko ka vendosur t’i jep fund karrierës në moshën 41-vjeçare, duke u tërhequr nga boksi.

Dy herë kampioni i botës në peshat e rënda e njoftoi vendimin nëpërmjet një deklarate në faqen e tij zyrtare, transmeton KosovaPress.

“Kërkova pak javë kohë përpara se të vendosja. Ishte e nevojshme të kalonte pak kohë pas humbjes në Wembley. Kam arritur të gjithë objektivat që ëndërroja, si në boksin amator, ashtu edhe në atë profesionist. Tani dëshiroj të nis një jetë të re pas sportit”, theksoi Klitschko.

Me vendimin për tu tërhequr nga boksi, Wladimir Klitschko hoqi doorë nga sfida për titullin me Anthony Joshua, që në muajin prill e mposhti me knock out në raundin e 11-të. Revanshi ishte parashikuar të zhvillohej më 11 nëntor në Las Vegas.

Klitschko e mbyll karrierën e jashtëzakonshme si boksier profesionist me 64 fitore dhe pesë humbje.