Klubet me mesataren më të madhe të tifozëve në stadiume (Foto)

 

Borussia Dortmund prinë listën si skuadra me shikueshmërinë më të madhe në Evropë.

Në një studim të bërë nga worldfootball.net mësohet se klubet gjermane kanë stadiumet më të mbushura në Evropë.

Në mesin e 25 klubeve më të ndjekura, janë gjithsejtë nëntë klube nga Gjermania që bëjnë pjesë në këtë listë.

Pas Dortmundit që prinë si i pari, me mesatare prej 79.653 tifozëve për ndeshje, vjen Barcelona me 77.944 tifozë. Vendi i tretë i takon Manchester Unitedit me 75.920 tifozë për ndeshje.

Bën përshtypje mungesa e klubeve italiane, pasi që në këtë listë gjendet vetëm Interit, i cili renditet si i 23-ti me mesatare prej 47.172 tifozëve.