Kodi Zgjedhor, s’ka definim për ushtruesit e detyrës

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor zgjati mandatin e këshillave komunal dhe krerëve të komunave por nuk precizon statusin e ushtruesve të detyrës së kryetarit që janë raste në Strugë dhe Strumicë.
Sipas anëtarit të KSHZ-së, Subhi Jakupi ndryshimi i Kodit Zgjedhor dhe vazhdimi i mandatit deri në tetor vlen edhe për ushtruesit e detyrës –kryetar komune në Strugë dhe Strumicë.

Çështja me të cilën dispozita ligjore me kodin zgjedhor e parasheh nëse në afat prej gjashtë muajve veç do të kemi zgjedhje të reja për këshilltar të komunave dhe kryetar të komunave, nuk organizohen zgjedhje. Mirëpo një çështje që tani ndodhi, tash prolongohen për katër muaj dhe kjo dispozita vlen edhe për këto kryetar komunave, nga aspekti që kur ka ndodhur situata, ka vazhduar mandati, dihej që deri muajin maj do të jetë për kryetar komunal dhe këshillave komunal. Njëkohësisht nga kjo kuptojmë se edhe të njëjtëve do tu vazhdohet mandati deri në tetor të vitit 2017 – deklaroi
Subhi Jakupi Anëtar i KSHZ-së.

Megjithatë anëtari i KSHZ-së Jakupi mes tjerash tha se KSHZ do ta respektojë vendimin që do të merr Parlamenti i Maqedonisë në lidhje me këtë gjë.

Për këtë çështje ne jemi të obliguar të respektojmë normat të cilat i sjell Parlamenti dhe janë institucionet tjera të cilët mund të japin interpretime të natyrave të ndryshme të cilat unë potencova – theksoi Jakupi.

Sipas Ligjit mbi vetadminstrimin lokal, zgjedhjet lokale për komunat që mbesin pa kryetar nuk do të mbahen nëse deri në zgjedhjet e ardhshme lokale ka më pak se gjashtë muaj. Detyrën e kryetarit në këtë rast e merr ushtruesi i detyrës.  Mirëpo në rastet specifike të Komunës së Strugës dhe Strumicës, ushtruesit e detyrës kryetar i komunave të emëruar në dhjetor, do të kalojnë një periudhë 9 mujore deri në zgjedhjet e parapara për në tetor. Parlamenti një ditë më parë votoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas të cilëve mandati i krerëve dhe këshilltarëve komunal të zgjedhur në mars të 2013-tës, vazhdon deri në mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Blerim Ismaili