Kodin që duhet të thotë Trump në momentet intime me gruan

Një nga adresat më të famshme në botë ndodhet në Washington. Natyrisht, bëhet fjalë për adresën 1600 Pennsylvania Avenue North West, ku është e vendosur Shtëpia e Bardhë, bosët e së cilit nga kjo e premte janë anëtarët e familjes Trump. Shtëpia e Bardhë, logjikisht, ka rregullat e veta, e duke pasur parasysh nivelin e sigurisë dhe konfidencialitetit në pothuajse çdo gjë që ndodh atje, është e qartë se për shumë gjëra duhet përdorur kode të veçanta, shkruan Sun.

Që kur Shtëpia e Bardhë u bë rezidenca e presidentit me John Adams në 1800, detaje për brendësinë e saj dhe sekrete kanë dalë herë pas here dhe ato janë aq interesante pasi janë shpesh të pazakonta.

Ka një kod që presidenti i ri, Donald Trump, duhet ta thotë në momentet e intimitetit me Zonjën e Parë, Melania.

Me një orar të plotë dhe të detajuar 24/7 të sigurisë, ka shumë pak momente intime mes Presidentit dhe Zonjës së Parë.

Pra, edhe kur Donald të ketë nevojë për pak kohë me gruan e tij, sipas ish-ndihmësit, nënadmiralit Stephen Rochon, Shërbimi Sekret ka një kod të veçantë.

Presidenti merr emrin e koduar “Renegade” (tradhtar, rebel), Zonja e Parë është ‘Renaissance’ (Rilindja) dhe ‘koha produktive’ është quajtur si ‘diskutim i problemit boshnjak’, raporton The Sun.

Fjala është për të njëjtin kod të përdorur nga Barack Obama: diskutimi për problemin e Bosnjës. Pra, Trumi mund të mos jetë në dispozicion të bashkëpunëtorëve, sepse me gruan është duke diskutuar problemin e Bosnjës. “Renegade nuk mund të shqetësohet tani. Ai dhe Rilindja po diskutojnë problemin e Bosnjës”. Kështu së paku thotë këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Stephen Rochon. Një tjetër sekret është qendra tregtare nën Shtëpinë e Bardhë.