Kodra e Diellit me infrastrukture te keqe

Kodra e Diellit është lënë tërësisht pas dore nga ana e kompanisë shtetërore “Elem Tours” që menaxhon me këtë qendër turistike. Asgjë nuk po ndërmerret për përmirësimin e infrastrukturës e cila çdo vit e më tepër shkatërrohet, ndërsa edhe përfaqësimi i të punësuarëve nuk ka avancuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Alsat M njofton se sipas të dhënave të siguruara nga punonjësit e kompanisë, përveç drejtorit paralel të qendrës, katër udhëheqësit tjerë që menaxhojnë me 70 të punësuarit nëpër objektet që funksionojnë në kuadër të kompanisë shtetërore në Kodrën e Diellit, janë maqedonas,

Sipas punëtorëve, drejtuesi i përgjithshëm i hotelierisë është një maqedonas që ka të kryer shkollën e mesme të zdrukthtarisë kurse financat i menaxhon një person që ka të kryer shkollën e mesme të ndërtimtarisë, pavarësisht se kontabilitetin e udhëheq një shqiptar që ka të kryer fakultetin ekonomik.

Për këto probleme nuk ka folur as drejtoresha e kësaj kompanie shtetërore Jovanka Stojanova