Komandant Baruti për huliganin që sulmoi Selën: Frikacak i dëshmuar me kohë

 

Xhem Llamallari, i njohur si komandant Baruti ka komentuar arrestimin e huliganit, i cili sulmoi liderin e LR-PDSH-së, Ziadin Sela.

Sipas tij, Kire Gjeorgjievski është një frikacak i dëshmuar një shumë raste, e posaçërisht në luftën e vitit 2001.

“Kire është frikacak i dëshmuar në shumë raste, posaçërisht 2001. Tipi që ka goditur Zijadin Selën, Zoran Zaevin dhe Oliver Spasovskin, sot ka mbetur i vetmuar në qeli” është shprehur ai.

Dy javë pas ngjarjeve të dhunshme që ndodhën në Parlamentin e Maqedonisë, vetëm policët shqiptarë po punojnë në identifikimin e personave të ipërfshirë drejtpërdrejt në dhunën ndaj deputetëve.
Operativët maqedonas të Ministrisë së Punëve të Brendshme po ngurrojnë të bashkëpunojnë në identifikimin e huliganëve, ndërsa nuk është formuar akoma një Grup pune që do të koordinonte të gjitha sektorët e policisë për zbardhjen e plotë të rastit

Mungesa e një bashkëpunimi nga operativët maqedonas të policisë ka bërë që deri tani, të mos arrihet identifikimi i personit të moshuar me mjekër të bardhë dhe qeros.