Komandant Bedi:Çakërdisja politike ne Kosovë

 

 

Sikur ta kemi një elitë politike me një bagazh te pasur politik dhe moral sot do ti kemi institucionet qendrore nga zgjedhjet e fundit te mbajture me 11 Qershor te këtij viti . Parimet demokratike dhe edukimi institucional nuk lejojnë qe mbi to te dominon interesi aq I madh për pushtetin sidomos ne rrethanat qe ne gjendemi, pa forcimin e institucioneve te shtetit dhe pa i kryer obligimet qe i kemi para qytetarëve dhe vendit . Përplasjet dhe afrimet partiake qe me çdo kusht te hyhet ne pushtat pa një përfillje elektorale janë veprime jo morale dhe pa parime demokratike. Jemi ne kohen e zhvillimeve te mëdha ku dinamika zhvillimore e ka përmbi jetesën normale. Vrapimi me kohen është maratonë qe duhet munde dhe djers vetëm për te qen ne pjesëmarrje ndërsa te ne po kemi kohe për ta arritur cakun. Opozita është e shëndetshme për strukturim partiak ne demokracitë parlamentare dhe obligim për ti korrigjuar gabimet e pozitës. Ndërsa Pozita duhet te marre obligime shtetërore dhe institucionale pa I lakmuar te mirat dhe interesat e individëve te caktuar për me qen ne pushtet. Jo me çdo kusht duhet te jesh ne pushtet sepse përvoja politike na ka tregu se pushteti i zgjatur shkatërron ndjenjat morale dhe harxhon idetë për një zhvillim te shëndetshëm për qytetarin . Shpresoj ne vetëdisim politik pa një makjavelizum te tepruar po me një racionalizëm dhe moral institucional .

26.08.2017

Bedri LLapashtica