Komandant Haradinaj: Ejup Alimi meriton besimin dhe përkrahjen e të gjithëve (FOTO)

Komandanti nga Kosova në ish Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka vlerësuar lartë figurën e Ejup Alimit, bartësit të listës nga radhët e BDI-së në njësinë e dytë zgjedhore.

Ai mes tjerash thekson se Alimi i BDI-së meriton besimin dhe përkrahjen e të gjithëve, njofton Aktuale.mk.

“Tani kur po afrohet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme të 11 dhjetorit në Maqedoni, në këto zgjedhje garon edhe njëi nga bashkëluftëtarët tanë më të mirë, me të cilin jam njohur në ditë më të vështira qysh gjatë luftës në Kosovë. Ai është Ejup Alimi, bartës i njësisë zgjedhore 2 nga radhët e BDI-së i cili ka dhënë kontribut të madh në luftë për çlirimin e Kosovës dhe jemi mirënjohës për kontributin e tij të madh. Ejup Alimi meriton besimin dhe përkrahjen e të gjithëve”, ka shkruar gjenerali dhe komandanti Haradinaj nga Kosova, në llogarinë e tij personale në Fejsbuk.

image-1