Komandant Hoxha: Kur të dua e shaj Ali Ahmetin, Menduh Thaçin e Ziadin Selën!

Xhezair Shaqiri, ish komandant Hoxha ka shpërthyer ndaj disa ofendimeve dhe komenteve që janë bërë në adresë të tij duke e kursyer atë nga komentet negative ndaj liderëve të partive politike shqiptare.

“ I lus të gjithë ata aktivist të partive politike të cilët për një interes të tyre personal kanë dhënë votat e tyre për subjektet politike, të përmbahen nga komentet ofenduese ndaj meje për kritikat e mia ndaj liderëve shqiptar.

Ali Ahmetin, Menduh Thaçin, Ziadin Selën, etj, më kanë hak personalisht mua, dikush më pak e dikush më shumë dhe kur të dua i kritikoj apo i shaj.

Kjo nuk do të thotë se unë aktivizove ua mora pazarin e bërë me to.

Më vonë do ta kuptoni edhe ju nga befasitë që do t`i përjetoni nga këto lider. Ose vazhdoni të ofendoni, por ju kisha sugjeruar që të ndërroni profilat e vërtetë, pasi që asnjërit nga ju nuk jua kam borxh që të ju duroj”, shkroi Xhezair Shaqiri në llogarinë e tij në Facebook.