“Komandant Qufa jam, fillojmë Operacionin 334 – Ndiqni instruksionet e mia…”

Shkruan Shkelzen Alija

“O Zot fali, nuk e dinë se ç’farë bëjnë” do të thoshte. Por ai e dinte se personi i fundit që tha iku dhe populli i tij ka 2000 vite që e pret. Ndërsa Ai vendosi të qëndronte, nuk mund ta braktiste popullin tani kur më shumë se kurr kishte nevoj për të. Kutia e Pandorës u hap, tani gjërat filluam të mendohen ndryshe, të thuhen ndryshe dhe apsolutisht të veprohet ndryshe. Prandaj ai do të qëndronte, edhe nëse do të bëhej hi, nga hiri i tij si feniksi do të rilindte. Por nuk do ta braktiste popullin e tij. I ndodhur mes tempullit të demokracisë, ai nuk gjeti mbrojtjen nga “Justisia” e cila shekuj më rradhë qëndron aty krenare, me shpatën dhe peshoren por fatkeqësisht gjithmonë symbyllur.

Zombit e pushtuan tempullin, të etur për gjak ata shkatrruan çdo gjë, derisa arritën te preja e tyre. Ata e gjetën atë mes turmës e tërhoqën zvarrë dhe e goditën me gjithë mllefin dhe urrejtjen e mbledhur në shekuj.

Ai u ndje më shum se kurrë i braktisur, i thyer në besë, i tradhëtuar.

Dikush tha ti dështove.

Asnjëher, të dështosh do të thotë të refuzosh të ngrihesh. Ai do të ngrihet.

Ai e dinte se shqiponja vjen atëherë kur duhet në ndihmë, dhe e dinte se zëri që do ta dëgjonte pas pak do të jetë i njeriut të cilit do ti besojë gjithë jetën.
“Komandant Qufa jam, fillojmë Operacionin 334 – Ndiqni instruksionet e mia…”