Komandanti i forcave tokësore të SHBA-së për Evropë për vizitë në Maqedoni

Komandanti i Forcave tokësore të SHBA-së për Evropë, gjeneral-nënkoloneli Frederik Ben Hoxhis po qëndron për vizitë zyrtare dyditëshe në Maqedoni dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë.

Gjatë qëndrimit, gjenerali Hoxhis do të ektë takime me minsitrin e Mbrojtjes, Zoran Jolevski dhe me nikoqirin e tij, shefin e SHM të ARM-së, gjeneral-nënkolonelin, Metodija Veliçkovski.

Tema të bisedimeve do të jenë pjesëmarrja në stërvitjet dhe trajnimet e përbashkëta ndërmjet ARM-së dhe Forcave tokësore të SHBA-së për Evropë, si dhe pjesëmarrja e ARM-së në stërvitjet ndërkombëtare të mbështetura nga Forcat tokësore të SHBA-së për Evropë në vitin 2017.