Kombëtarja e Shqipërisë, miqësore me Bosnjën në fund të marsit

Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore me Bosnjën në 28 mars.

Lajmi është konfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një komunikate për shtyp, ku theksohet se është arritur akordi me atë boshnjake për zhvillimin e kësaj sfide.

Në komunikatën e saj, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur gjithashtu se ndeshja mes Shqipërisë dhe Bosnjës do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ajo çfarë mbetet për t’u konfirmuar tashmë është vetëm ora e zhvillimit të kësaj ndeshjeje miqësore mes Shqipërisë dhe Bosnjës së Edin Xhekos e Miralem Pjaniç.

Përpara kësaj sfide, më 24 mars, kuqezinjtë e De Biasit do të luajnë sfidën e rëndësishme me Italinë për eliminatoret e Botërorit 2018.