“Komitët” e Vardarit sërish fyejnë shqiptarët

Tifozët e njohur si “Komitët” kanë fyer shqiptarët me parullat e njohura si “Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë” gjatë përballjes së zhvilluar në Shkup midis Vardarit dhe Shkëndijas. Edhe pse në mungesë të tifozëve mysafirë, “Komitët” prej fillimi nisën të brohorasin parullat e tyre: “Shqiptarë i vdekur, shqiptarë i mirë”, “Kush nuk kërcen është shqiptarë”, por edhe parrulla të tjera fyese në drejtim të shqiptarëve. Përpos paralajmërimit të zyrtarëve të ndeshjes se do t’i largojnë nga stadiumi, shou i fyerjeve të “Komitëve” vazhdoi  plot 10 minuta, deri në paralajmërimin e fundit të zyrtarëve për largimin e tyre nga stadiumi. “Komitët”nuk e kursyen as kreun e FFM-së, Ilço Gjorgjioski, të cilin e quanin “Ilço shqiptari” dhe kërkuan sa më shpejtë të largohet nga Federata e Futbollit.