Kompania italiane zbret në tokë vajzën shqiptare, ishte nisur për në Francë

Një 17-vjeçare shqiptare, ka përjetuar aventurën më të keqë me një kompani fluturimesh.

Ajo është Rexhina Shaipi e cila është ndaluar të fluturojë me kompaninë ajrore “Easyjet” në Malpensa të Italisë.

“Na vjen keq por dokumentet tuaja nuk janë të vlefshme”, kanë qenë pikërisht këto fjalët që i kanë thënë vajzës, duke e detyruar të zbresë në tokë dhe duke mos e lejuar të vazhdojë udhëtimin së bashku me shokët e shkollës së saj.

Sipas medieve, 17-vjeçarja do udhëtonte me avionin e kompanisë Easyjet në orën 11.45 të së premtes nga Milano në Bordeaux të Francës për një stazh, por që më pas mbeti e vetme në aeroport, ndërkohë që 31 studentët e tjerë të Capriolas, shkolla e Shëndetit Social në Ghedi që ishin nisur për një stazh në Francë u lejuan.

Por, gjesti i babait të saj, Luan Shaipi, e nisi me makinë atë për në Francë, duke udhëtuar 1.100 km pa pasur asnjë problem në dogana.

“Dokumentet janë në rregull, kemi leje që nga viti 2010. Stjuardesës vajza i ka dhënë edhe pasaportën shqiptare të rinovuar në muajin maj.

Me lejen e policisë ne kemi bërë fluturime në destinacione të tjera”, ka thënë ai.