Kompanitë viktima të një sulmi kibernetik botëror

Një sulm kibernetik që goditi Rusinë dhe Ukrainën u përhap sot në Evropën Perëndimore, duke prekur veçanërisht disa kompani të mëdha ndërkombëtare.

Transportuesi detar danez “Maersk”, gjiganti publicitar britanik “WPP” dhe gjiganti industrial francez “Saint-Gobain”, konfirmuan se ishin prekur nga ky sulm kibernetik, duke theksuar se sistemet e tyre informatike ishin të mbrojtura për të shmangur humbje të mundshme të të dhënave, raporton AFP.

“Virusi u përhap në mbarë botën dhe një numër i madh vendesh janë prekur”, theksoi në rrjetin social Twitter Costin Raiu, studiues në laboratorin rus, Kaspersky.