Kompensimi i dëmeve nga përmbytjet, Halimi pranon lëshimet

Pas ankesave të banorëve në Hasanbeg për lëshimet e shumta gjatë kompensimit të dëmeve nga qeveria, kreu i komisionit për vlerësimin e dëmeve Ejup Alimi e pranon se lëshime mund të jenë bërë. Ai thotë se pas përfundimit të të gjithë procesit për zhdëmtimin e banorëve do të ketë kontrolle shtesë për të evituar lëshimet.

“Gjatë punës nuk përjashtohet të ketë ndonjë gabim. Do ta kisha quajtur gabim teknik , por pasi të kryhet I gjithë procesi të bëhet pagesa e të gjithë amvisërive të gjithë ata qytetarë që mendojnë se iu është bërë padrejtësi , mund të ketë ndonjë gabim në numra, ne do e shqyrtojmë lëndën e secilit veç e veç, nëse është bërë ndonjë gabim”, tha Ejup Alimi.

Ndërkohë, edhe sot kanë vijuar ankesat e banorëve. Disa prej atyre që tashmë janë kompensuar, thonë se fondet që kanë marrë nga qeveria, nuk janë të mjaftueshme për mbulimin e dëmeve.

“I kanë lëshuar njëherë ato 500 eurot dhe tjera më duket 3,300 I kanë lëshuar. Para një jave I kanë lëshuar ato, nuk mjaftojnë aspak , ku do të mjaftojnë kur e gjitha është e shembur , çfarë mund të bëj me tre mijë euro. Dëmi është I madh, me makinën për rroba, me frigoriferë me të gjitha aparatet tjera I kemi hudh”.

“Prej shtetit nuk kemi marrë ende asgjë. Dikush ka marrë por unë ende jo, vetëm ato 500 eurot. Aton a kanë premtuar por ja nuk janë duke na I lëshuar, atë ditë kur ka qenë komisioni dhe më nuk kanë qenë. Për momentin unë jetoj në konvikt studentësh në Autokomandë , deri për vitin e ri jemi atje pastaj nuk dihet se ku na çojnë”.

“Ne para një jave kemi marrë afër 120.000 denarë prej vlerësimit, ne nuk e dimë tash a është vlerësimin total , apo një pjesë e dëmit, meqë nuk kemi asnjë informatë prej qeverie se për cka janë ato të holla. Ato mjete nuk mjaftojnë as për gjërat elementare meqë ne kemi hedhur frigorifera, makina të ndryshme , mobilie, dhe ato pare nuk mjaftojnë as për t’i kthyer ato”.

Në bazë të një fature që siguroi, Alsat një ditë më parë njoftoi se në llogarinë e njërit nga banorët e Hasanbegut, qeveria javën e kaluar kishte lëshuar vetëm 420 denarë.

Vjollca Aliti