Komuna Çair me proces intensiv të asfaltimit të rrugëve në lagjen Serava

Komuna Çair me proces intensiv të asfaltimit të rrugëve në lagjen Serava

Komuna e Çairit tashmë disa ditë po realizon aksion intensiv të asfaltimit të rrugëve në lagjen Serava. Procesi i riparimit të infrastrukturës rrugore në këtë zonë ka filluar me asfaltimin e rrugëve MESTA, SERAVA DHE KOSTA ABRASHEVIÇ kurse në vazhdim e sipër është edhe asfaltimi i rrugëve KRIMSKA dhe SEVASTOPOLSKA deri te Muzeu i Lirisë.