Komuna e Çairit po zbaton projektin për rregullimin e vitrinave dhe reklamave në Çarshinë e vjetër Shkup

 

Komuna e çairit po zbaton projektin për rregullimin e vitrinaveimg_0682 dhe reklamave në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Aktualisht po punohet në vlerësimin dhe përzgjedhjen e dyqaneve të tjera në bllokun 3-2, gjegjësisht 51 dyqanet tjera të mbetura për të cilat Ministria e Ekonomisë tashmë ka nënshkruar një marrëveshje me Esnafin me vlerë 6 milion denarë, ndërsa për vitin e ardhshëm kemi ndarë 25 milion denarë të reja’, përfundoi ministri Kuçi.

Kreu i këshillit komunal të Çairit Zahir Bekteshi deklaroi se komuna do të mbështet të gjitha aktivitetet që synojnë zhvillimin e çarshisë, dhe se institucioni i tyre do të mbështesë çdo projekt në favor të biznesit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Kryetari i Odës ekonomike Maqedoni-Bullgari Zore Temellkovski tha se me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe përmes ambicieve të komunës së Çairit dhe kryetarit të saj Izet Mexhiti, nostalgjisë sonë dhe lidhjes emocionale me çarshinë, për të tretin vit me radhë realizojmë iniciativën për Çarshinë e Vjetër si tempull i kulturës së qytetit dhe shtetit. Çarshia, tha Temellkovski është një tempull i kulturës dhe historisë.

Kryetari i Shoqatës Esnafi nga Çarshia e Vjetër Bejtullah Morina falënderoi të gjitha institucionet që ndihmojnë çarshinë, e cila siç u shpreh ka ekzistuar për shekuj me radhë, por edhe shumë të tjerë do të ekziston dhe se brezave të ardhshëm duhet tua lëmë atë në gjendje më të mirë të mundshme./antpress