Komuna e Tetovës demanton shpifjet për shpenzimet e udhëtimeve, ja faktet

Pas publikimit të lajmit se komuna e Tetovës ka shpenzuar shuma maramendëse për udhëtimet jashtë shtetit, komuna e Tetovës i hedh poshtë këta spekulime duke i quajtur si shpifje për fushatë.

“Komuna e Tetoves demanton shpifjet e portalve të cilët duke u thirur në te dhëna zyrtare të siguruara nga Ministria e financave dëshmon joseriozitetin dhe mungesën e njohurive elementare për të lexuar të dhënat finansiare që janë shpallur në ëeb faqen e Ministrisë për financa:

http://www.finance.gov.mk/files/u6/Zavrsna%20smetka%2C%20Konecen%20Izvestaj%20i%20Mislenje%20naa%20MF.pdf
Ky portal ka interpretuar të dhënat e Llogarisë përfundimtare të revizionit të buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016 duke i keqinterpretuar të dhënat për të krijuar përshtypje të keqpërdorimit të buxhetit komunal dhe për ta manipuluar publikun. Të dhënat e këtij raporti janë të dhëna sintetike për shpenzimet e rrugës dhe mëditjet për të gjithë shfrytëzuesit buxhetor (administrata komunale, ndërmarrjet publike,njësia territoriale kundër zjarrit, shkollat fillore dhe të mesme, çerdhet).

Po ashtu si që mund të shihet nga tabela origjinale nga Raporti i llogarisë përfundimtare në të cilën është thirur portali në fjalë, nga vlera e përgjitshme e mjeteve të harxhuara për shpenzime rruge dhe mëditje 82% ose 171.118 euro janw mjete financiare tw siguruara për kwtw qellim nga programet ndërkombëtare dhe nga fondet Erasmus+” thuhet në demantin e komunës së Tetovës

Ndryshe shpifjet kundër kandidates së BDI-së vijnë prej momentit kur instituti Amerikan – IRI publikoi anketën e fundit ku Teuta Arifi ishte kandidatja më e votuar, andaj edhe shpifjet dhe goditjen vin pasi rritjes së besueshmërisë dhe punës efikase që Arifi ka bërë këto katër vitet e kaluara.