Komuna e Tetovës, Ekolog, Pakomak EDS, Vezësharri, rritin kapacitetet për mbrojtje nga ndotja e ajrit

Sot në komunën e Tetovës është bërë prezantimi i projektit City Tree që është i implementuar nga shoqata Eko-Svest prej Shkupi të cilët si partner e kanë komunën dhe ambasadën gjermane, njofton Zhurnal.

Zyra për informim e komunës deklaron se kjo formë inovative është bërë për të luftuar ndotjen e ajrit përmes vendosjes së panelave të kopshteve vertikale që për qëllim kanë pastrimin e ajrit dhe ngritjen e vetëdijes qytetare për këtë problematikë.

“Sot në hapësirat e komunës së Tetovës u bë prezantimi i projektit City Tree i implementuar nga ana e shoqatës Eko-Svest nga Shkupi, në partneritet me komunën e Tetovës dhe Ambasadën e Republikës Gjermane në vend. Kjo formë inovative për të luftuar ndotjen e ajrit ambiental, përmes vendosjes së paneleve të kopshteve vertikale ka për qëllim pastrimin e ajrit si dhe ngritjen e vetëdijës qytetare për sa i përket këtij problemi. Në shtojcë do të gjeni informata për sa i përket këtij instalimi, si dhe fjalimin e kryetares së Komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi në këtë aktivitet promovues”, thuhet kështu në kumtesën e lëshuar nga kabineti i kryetares së komunës së Tetovës, znj. Teuta Ariti transmeton Zhurnal.

Ndryshe Projekti City Tree zbatohet nga Qendra për Kërkim dhe Informim të Mjedisit jetësor Eko-svest nga Shkupi, në bashkëpunim me Ambasadën  Gjermane, qyteti i Shkupit dhe komuna e Tetovës. Projekti ka në plan të instalojë një total prej dy strukturave City Tree në Shkup dhe Tetovë, të cilat janë siguruar  me ndihmën e donacioneve nga kompanitë vendore dhe të huaja. Kompanitë që kanë mbështetur projektin janë: Pakomak EDS, Ekolog, Vezësharri, ProCredit Bank, DHL, Knauf dhe DiMed.