Komuna e Tetovës shkarkon drejtorin e bujqësores Baçevski

Komuna e Tetovës ka marr vendimin  që Aleksandër Baçevski të shkarkohet nga posti i drejtorit në Shkollën e mesme profesionale “Mosha Pijade” në Tetovë. Shkarkimi i Baçevskit erdhi pasi u publikuan pamje të reja të të dyshuarve të dhunshëm në ngjarjet në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit.

Lidhur me ngjarjet e përgjakshme që ndodhën me 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë, nga ana e Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup janë marrë masat dhe po bëhen edhe hapa konkretë në identifikimin e personave të tjerë që kanë marrë pjesë në këto ngjarje