Komunat rurale në Tetovë kërkojnë rrugë që lidhet me autostradën Tetovë-Shkup

Disa komuna nga rajoni i pollogut kanë filluar me iniciativë për ndërtimin e një rruge të re lokale e cila do të lidhte autostradën Tetovë-Shkup me rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ideja është që kjo rrugë të shpie në autostradën në afërsi të zonës teknologjike industriale, në drejtim të fshatrave të Komunave të Jegunovcës dhe Tearcës me destinacion përfundimtarë në rrugën rajonale e cila çon në pikën kufitare në Kosovë.

Zyrtarët thonë se përveç që do të përmirësonte komunikacionin, ky projekt është me rëndësi të madhe edhe për ekonominë.

Ky projekt përfshinë rrugë me gjatësi prej 2 km me 5 metra e gjysmë gjerësi, në mes Neproshtenit dhe Treboshit ku ka edhe kalim për në autostradë.