Komunikacioni në rrugën Kërçovë-Ohër nesër në ndërprerje

Komunikacioni në aksin rrugor A2 Kërçovë – Ohër nëpër qafën malore Presekë tek fshati Vërbjan nesër do të jetë në ndërprerje për shkak të realizimit të punimeve në rrugë – minim. Siç njoftoi NP Rrugët e Maqedonisë, ndërprerja në komunikacion do të jetë në periudhën midis orës 13 dhe 16 në kohëzgjatje prej rreth 15 – 20 minuta.