Konferencë “Arsimi, tregu i punës dhe partneriteti social”

Në kuadër të projektit për “Ndihmë teknike për përgatitjen e strategjisë gjithëpërfshirëse në arsim gjatë periudhës 2016-2020” i cili implementohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, u realizua konferencë mbi temën “Arsimi, tregu i punës dhe partneriteti social”.

Qëllimi është që të tejkalohen dobësitë e identifikuara në  Programin  Kombëtar për Zhvillimin e Arsimit 2005 – 2015, ku  ngecën indikatorët  dhe rezultatet dalëse. Objektivat e qarta  të standardeve dhe përgjegjësive në Strategjinë e re për arsim 2016-2020 do të mundësojnë  ndjekjen e vazhdueshme të dinamikës së përmbushjes së qëllimeve të planifikuara arsimore, si dhe informacione kthyese si të adaptohen politikat e ardhshme arsimore.

Rritja e numrit të studentëve paraqet nevojë që të gjinden mënyra se si numri i studentëve të diplomuar dhe kërkesat në tregun e fuqisë punëtore të barazohen. OEMVP si nevojë sheh optimizimin e cilësisë së studentëve të diplomuar, me vëmendje të veçantë në përvetësimin e aftësive që do t”ju mundësonte studentëve punësim pas diplomimit.

Si aspekte të rëndësishme që duhet pasur në konsideratë në të ardhmen, gjatë kësaj konference OEMVP propozoi:

  • Mbajtjen e fokusit për cilësi të lartë të arsimit dhe trajnime cilësore nëpërmjet zhvillimit profesional të mësuesve, profesorëve dhe ligjerueseve;
  • Përfshirje aktive e sektorit privat për ndërgjegjësimin e të rinjëve dhe të papunësuarve për nevojën e tyre për kualifikim të përshtatshëm;
  • Mbështetje financiare për institucionet arsimore duke bërë një lidhje me sektorin privat dhe institucioneve arsimore me fokus të veçantë në profesionet deficitare;
  • Përfshirja e përfaqësuesve të organizatave të biznesit, gjegjësisht odave ekonomike në përpilimin e programeve arsimore për arsimin e lartë që të mundësohet përputhje e programeve arsimore me kërkesat e tregut të punës;
  • Të ju mundësohet studentëve të zgjedhin drejtime që do ju mundëson të plotësojnë kërkesat e tregut të fuqisë punëtore;
  • Përmirësimi i sistemit për kryerje të domosdoshme të punës praktike nga ana e studentëve

OEMVP ka bashkëpunim me fakultete të ndryshme ku studentëve gjatë peridhuës se kryerjes së punës praktike u jep mundësi të angazhohen në disa fusha si: financa, hulumtim, PR, çështje juridike e tjera, duke u munduar të ju prezantojë studentëve rëndësinë e bizneseve të vogla për një ekonomi të shëndoshë dhe të fortë, sipërmarrësinë dhe inovacionet.

Strategjia e re për arsim gjatë periudhës 2016-2020 do të kontribuojë në përmirësimin e sistemit që korrespondon me  nevojat e nxënësve, shkollë